Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu bëri të ditur se zyrtarët e kësaj ministrie kanë dalur në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar, me ç’rast janë duke u marrë masa për pastrimin e të gjitha rrugëve, përcjell InLajmi.
Ministri tregoi se ministria është duke bërë Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe hartimin e Planeve për Menaxhimin e Rrezikut nga Përmbytjet dhe Thatësirat.
Më tej ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara që të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Postimi i plotë i tij:
Pas reshjeve të pa ndërprera të shiut dhe vërshimeve eventuale, zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë dalur në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar, me ç’rast janë duke u marrë masa për pastrimin e të gjitha rrugëve.
Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI-ja, janë në terren për pastrimin e akseve, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara që të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore për ndihmë të nevojshme.
Ministria është duke bërë Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe hartimin e Planeve për Menaxhimin e Rrezikut nga Përmbytjet dhe Thatësirat, në mënyrë që në situata të tilla të jemi shumë më të përgatitur, dhe të përmirësojmë kapacitetet parandaluese dhe reaguese për situata të ngjajshme. /InLajmi/