Qeveria e Republikës së Kosovës këtë të enjte mbajti mbledhjen e radhës korresponuese, përcjell InLajmi.
Sipas zyrës për komunikim qeveria mori vendimin për shkarkimin e një anëtari të bordit të SHSKUK-së.
Fjala është për Dr. Isuf Zekaj i cili ishte anëtar i Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë.
Njoftimi i plotë i Qeverisë së Kosovës:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën mori vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj. /InLajmi/