Miqësia nga jashtë në mes të Xhulit dhe Fisit, po vazhdon të vihet re edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ndërsa 2-ja flasin e rrinë lirshëm me njëri-tjetrin.
Të ulur në sallonin e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, Fisi dhe Xhuli kanë folur rreth trupave idealë të vajzave, sipas tyre, derisa Xhuli ka thënë se nuk dëshiron të klasifikohet në kategorinë e “vajzave që kanë pak kilogramë”.
“Nuk më intereson nëse trashem, madje veç dukem si latine. Kam qejf me qenë ‘kërrc’, nuk kam qejf me qenë e dobët. Përpara kanë thënë ‘nusja po që se mbush derën, nuk të duhet për shtëpi’, ju prishtinasit drejt e në krevat”, ka thënë Xhuli, shkruan IndeksOnline
Ndërsa, Fisi është pajtuar me Xhulin, duke thënë – “një femër që s’ta mbush krevatin, nuk ia vlen”.