Opinionisti, Rrahman Paçarizi, ka kritikuar ashpër kryeministrin, Albin Kurti, për përkujtimit që ia bëri politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviq, në ditën e vdekjes së tij.
Paçarizi, thotë se nuk e di se për cilin hero apo dëshmor Kurti ka folur në të njëjtën mënyrë sikur për Ivanoviqin.
“Zotëri Kurti thotë se sot e përkujtojmë jetën dhe përkujtimin e Oliver Ivanoviqit. Cili është përkujtimi për të? Në atë video flitet për Ivanoviqin thua ti se po flitet për ndonjë hero të Kosovës dhe nuk e di se për cilin hero e dëshmor të zotëri Kurti ka folur me këto nota”.
“Po ashtu kjo është një përpjekje fëmijërore e Kurtit për ta luftuar nga largësia Vuçiqin pas një humbje që e pësoi në veri për shkakun e tij pasi nuk i llogariti hapat e tij”, tha Paçarizi, shkruan KlanKosova
Mes tjerash, Paçarizi tha se është një dëshirë e çuditshme e kryeministrit Kurti që adresimet t’i bëjë në gjuhë serbe.