Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, tha se Qeveria duhet që të garantojë ribursimin e Trustit, nëse lejohet tërheqja e 30% të mjeteve.
Gërxhaliu tha se nëse ndodh e kundërta kjo do të ishte humbje e madhe për qytetarët dhe ekonominë.
Sipas tij, duke marrë për bazë që Kosova varet nga importi, me tërheqjen do të rritje qarkullimi i parasë dhe kjo do ta dëmtojë sektorin privat.
Ai më tej shtoi çështja e Trusti është shndërruar në garë politike ndërmjet pozitës e opozitë, madje thotë se të enjten nuk do të ketë fare votim.
Kur foli për humbjet e raportuara nga Trusti në vlerë prej 120.000.000 euro, ai tha se kjo vjen si shkak i krizës globale ekonomike në tregjet financiare, shkruan EO.
Të enjten Kuvendi i Kosovës e ka në rend dite plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.