Shefi i Grupit Kuvendar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës ka hedhë kritika në adresë të ministres së Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë Rozeta Hajdari për përballje me ligjin për mosdeklarim të pasurisë, transmeton InLajmi.
Ndërsa shprehu kritika ndaj ministres Hajdari, ndërsa theksoi se është e papranushme një person i dënuar të propozojë në Kuvend Projektligjin.
Gjithashtu Tahiri shprehet i zhgënjyer për mos reagimin e shefit të qeverisë duke lejuar që ministrinë ta drejtojë personi i dënuar për mosdeklarim të pasurisë.
“Sa i përket shqyrtimit të këtij projektligji është i rëndësishëm por është e papranueshme që ky projektligj të Propozohet nga një ministre që me vendim të gjyqësorit është e dënuar për mosdeklarime të pasurisë. Për ne është e papranueshme që të jetë në sallë një person që e fsheh pasurinë. Ministrja Hajdari është ministrja e parë që mban një post ministror e që është dënuar. Asnjëherë në Kuvend nuk ka pasur ministër që është dënuar për mosdeklarim të pasurisë”, tha Tahiri, ndërsa ka kërkuar shtimin e presionit për shkarkimin e ministres Hajdari./InLajmi/