Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hjrullah Çeku në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës u pritëm nga Kryetari i shtëpisë europiane të futbollit, Aleksander Čeferin, përcjell InLajmi.
Ministri tregoi se kryetarit të të UEFA-së ia shpalosën planin investiv 5 vjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
UEFA konfirmon përkrahjen për futbollin e Kosovës
Sot bashkë me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës u pritëm nga Kryetari i shtëpisë europiane të futbollit, Aleksander Čeferin. Kryetarit të UEFA-së ia shpalosëm planin investiv pesë vjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.
Plani investiv që bën bashkë Ministrinë e Sportit, FFK-në dhe komunat përkatëse, parasheh përmbyllje të projekteve aktuale, renovime dhe stadiume të reja futbolli. Nga Kryetari Čeferin morëm zotimin për mbështetje financiare dhe profesionale për realizimin me kohë dhe cilësor të planit pesë vjeçar të infrastrukturës së futbollit. /InLajmi/