Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të jenë edhe një herë kundër njëri-tjetrit, teksa do të përballen më 19 janar në Arabinë Saudite.
PSG do të zhvillojë një ndeshje përballë një ekipi me yje nga 2 skuadrat kryesore të Arabisë Saudite, Al-Hilal dhe Al-Nassr.
Gjatë kësaj ndeshje miqësore, Ronaldo do të mbajë edhe shiritin e kapitenit të skuadrës së krijuar, shkruan Super Sport.
Sfida pritet të dhurojë shumë emocione pasi do të përballen dy nga rivalët më të mëdhenj në historinë e futbollit.