Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar të parit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti me pretekstin se ky i fundit i thuri “vargje” figurës së Oliver Ivanoviqit, përcjell InLajmi.
Ajo tha se ndalesa që iu bë ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të mbajtur fjalimin në përvjetorin e Masakrës së Reçakut është e rëndë.
Deli-Kodra tha se nuk ka fyrje me të madhe për familjarët e dëshmorëve se sa kjo “levdatë” që Kurti ia bëri Ivanoviqit.
Postimi i plotë i saj:
Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, zyra e Albin Kurtit, ia ka ndaluar fjalimin ish ushtarit të UÇK-së.
E kryministri Kurti i thuri lavde figurës së Oliver Ivanoviçit, udhëheqësit të “Rojëve të Urës”, përgjegjës për masakrën e 3-4 shkurtit të vitit 2000. Banorët e lagjes së “Kovaçëve” në veri të Mitrovicës, nuk do ta harrojnë tmerrin e natës, ku u vranë 10 shqiptarë, u plagosën shumë të tjerë, u dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit.
Nuk e di nëse ka fyerje më të madhe për viktimat dhe familjet e tyre sesa, lavdi që kryeministri i thur të njejtit duke e cilësu si “njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”?!/InLajmi/