Të trupshme dhe të gabuar, Adrian Çollaku e ka quajtur videon e kryeministrti, Kurti për përvjetorin e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviqit.
Ai në Politiko tha se Kurti në kohën sa ishte në opozitë e kishte akuzuar Ivanoviqin rëndë, duke e quajtur edhe kriminel lufte për vrasjen e shqiptarëve.
Çollaku madje tha, se eksponentë të VV-së, e mendojnë kryeministrin Kurti si “mbinjeri”, shkruan Gazeta 10.
“Për që ka ndryshuar Kurti, po. A e ka menduar ai që strategjikisht është mirë, e ka menduar. A ka gabuar, po ka gabuar. Mënyra se si sot mundohesh me lartësu një kriminel, është gabim dhe aq më shumë kur ai vetë gjithcka ka thënë për të. E ka akuzuar rëndë, një kriminel lufte i cili ishte me vendim të Gjykatës. Ka video që Ivanoviqi i ka penguar shqiptarët. Po flasim për një politikan që ka qenë pjesëmarrës në dëbimin e shqiptarëve. Ka gabu, është e turpshme mënyra qysh Kurti tani deklaroi. Nuk është i pagabueshëm Kurti. VV-ja mendon që Kurti mendon që është mbinjeri”, tha Çollaku.