Skandali i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka mbetur temë diskutimi tash e sa kohë dhe së fundmi ka reaguar edhe deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri i cili ka thënë së rasti Berishaj meriton hetim ndërkombëtar, përcjell InLajmi.
Tahiri është shprehur i sigurt se Berishaj ka gënjyer pasi nuk ka raportuar drejtë.
“Ambasadori Berishaj ka gënjyer duke mos raportuar drejtë, dhe thotë se ka marr një shumë më të vogël nga ato çka është raportuar dhe më e vogël se 600 mijë euro, dhe nuk përgjigje fare nga mjetet e marra nga GEN-i slloven”, tha ai.
Deputeti në fjalë tha së nuk ia kap truri se si 1.4 milionë janë tërhequr kesh në sy te insititucioneve, e që mos reagimi i presidentes se Kosovës, Vjosa Osmani dhe mos shkarkimi i tij meriton ndërkombëtar.
“Imagjinojeni 1.4 milion janë tërhequr në mënyrë kesh në sy të institucioneve dhe mos me u bë temë kjo është e tmerrshme dhe mos reagimi i presidentes dhe mos shkarkimi i tij dhe për të filluar një hetim ndërkombëtar i bënë përgjegjës direkt dhe janë të përfshirë në këtë aferë”, theksoi ai.
Tutje ai ka bërë thirrje për shkarkimin e tij të menjëhershëm, dhe hetim të thellë deri në detaje.
“Mos reagimi dhe adresimi tekë institucionet përgjegjës si nga presidentja si nga qeveria i bënë përgjegjës direkt se ata janë të përfshirë në këtë aferë. I bëjë thirrje që shkarkimi i tij nuk mjaftojnë, duhet një hetim i thellë”, tha ai./InLajmi/