Një pompë e derivateve këtë të hënë është grabitur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, përcjell InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.
Shabani tregoi se grabitja në këtë pompë të benzinës ka ndodhur para një ore.
Më tej ai njoftoi se të 2 të dyshuarit kanë grabitur një shumë rretjh 500 eurove. /InLajmi/