Menjëherë më të marrë lajmin e tërmetit në Shqipëri ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka telefonuar homologun e tij nga Shqipëria, Niko Peleshi, përcjell InLajmi.
Mehaj ka shprehur gatishmëri vëllazërore duke thënë se për çdo nevojë do ti gjendet afër shtetit shqiptar.
Kështu Mehaj tha se bashkë më Peleshin do kenë komunikim të vazhdueshëm ani pse sipas tij kjo ka ndodhur përherë, por kësaj radhe me kujdes të shtuar për monitorim të situatës.
Postimi i plotë i tij:
Pas tërmetit të sontëm në Republikën e Shqipërisë, kam kontaktuar menjëherë Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së.
Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit.
Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim.
Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!/InLajmi/