Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se Asociacioni është njëetnik e që sipas saj kjo është arsyeja që ky term nuk gjen mbështetje nga ana e partisë në fjalë, përcjell InLajmi.
Kusari-Lila tha se një etniciteti nuk është parim i Qeverisë së Kosovës,,ndërsa theksoi se ajo se nuk mund të plotësohen kërkesat që në thelb kanë dallime të qytetarëve.
“Asociacionin njëetnik nuk është që mbështete nga ne, një etnicitet nuk është parim. Këto pyetje duhet t’i drejtohen përgjegjësve që janë në negociata. Mund të them se nuk ka kërkesa që bëjnë dallime të qytetarëve”, tha Kusari-Lila.
Sipas saj as edhe një Asociacion nuk ka gjetur zbatim në Kuvendin e Kosovës, e që thotë së konsiderohet që Veriu i Republikës së Kosovës në rend të parë të ketë rend dhe ligj sepse është nevojë elementare e pastaj drejtësi e ligj.
“As një Asociacionin nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës. Ne konsiderojmë që në veri të vendit ka nevojë për drejtësi dhe ligj. Nevoja elementarë është për rend dhe ligj”, tha ajo./InLajmi/