I pari i ekzekutivit Albin Kurti në një intervistë me gazetaren italiane, Letizia Tortello, foli rreth zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, përcjell InLajmi.
Kryeministri i Kosovës tha se mendon se “Serbia dëshiron të jetë Rusia e vogël në Ballkan”, ku theksoi ka ndikim të madh të Rusisë në Ballkan.
Ndër tjerash Kurti tregoi se ku e sheh Kosovën pas 10 viteve, duke shtuar se e sheh pjesë e Bashkimit Evropian.
Sipas tij Bashkimi Evropian është projekti politik dhe procesi më i rëndësishëm historik i paqes dhe prosperitetit të planetit pas Luftës së Dytë Botërore. /InLajmi/