Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë me gazetaren italiane, Letizia Tortello, foli rreth dialogut me Serbinë dhe situatën e fundit në Kosovë, transmeton InLajmi.
Kurti tha se Serbia duhet që të njohë krimet e saj në historinë e saj të vonë, të distancohet nga e kaluara e saj.
Më tej ai shtoi se është koha e duhur për të gjetur një dialog me Serbinë dhe se Kosova duhet të jetë një shoqëri multietnike dhe sovrane.
Mirëpo sipas Kurtit Serbia dëshiron që ta nxjerr vetëm atë që i përshtatet asaj. /InLajmi/