Të shtunen pasdite është raportuar për një zjarrë në lagjen Ulpiana në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Flakë kishte marrë një lokal, ku si pasojë e tymit kishte kërkuar ndihmë mjekësore një person.
Ka qenë i shpejtë reagimi i zjarrëfiksve dhe Policisë ku është ndaluar zjarri, këtë e konfirmoi për InLajmin Flora Ahmeti, zëdhënse në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, saktësisht në një lokal.
Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin.Në këtë rast për shkak të problemeve me frymëmarrje (prej tymit) një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.” /InLajmi/