Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është sulmuar me armë zjarri në Prishtinë nga disa persona, përcjell InLajmi.
Policia njoftoi se si pasojë e shkrepjeve me armë vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb.
Më tej nga Policia njoftuan se për rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË
Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 13.01.2023 – 00:32. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe veturës së tyre. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar. Nuk raportohet për të arrestuar. /InLajmi/