Kryetari i Nisma Social Demokrate Fatmir Limaj është takuar me ish -ambasadorin e OSBE-së gjatë luftës në Kosovë Wiliam Walker, përcjell InLajmi.
Limaj tha se ndihet i nderuar që ka takuar sot Walker njeriun i cili u bë simbol i shqiptarëve në ditët e vështira duke ia treguar botës gjenocidin serb që bënte në Kosovë.
Ai shtoi se edhe pas 23 viteve vendi akoma po sfidohet me padrejtësi duke u munduar që të ndryshohet e vërteta mbi Kosovën dhe popullin e saj.
Postimi i plotë i tij:
Gjithmonë knaqësi të takohemi me mikun tim, Ambasadorin e nderuar William Walker, simbolin e të vërtetës, njeriu i cili në momentet më tragjike ishte aty për ti treguar botës të vërtetën mbi vuajtjen dhe gjenocidin që kalonte populli ynë.
Edhe pas 23 vitesh, Kosova ende po sfidohet nga të gjitha anët për ta ndryshuar të vërtetën e saj historike, dhe sa herë që Ambasadori vjen në Kosovë, kthen kujtimin dhe dëshmitë e historisë tonë të dhimbshme dhe krenare!/InLajmi/