8 lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës së kaluar dhe në orët e para të ditës së sotme në qarkun e Dibrës. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë nga 2 deri në 3.6 të shkallës Rihter.
Pasditen e djeshme dhe në darkë janë regjistruar 5 lëvizje sizmike, 3 në Xibër dhe 2 në Klos, shkruan Top Chanel.
Lëvizja më e fortë ka qenë 2.7 ballë në Xibër. Por pas mesnate sërish toka nuk ka gjetur qetësi, pasi është lëkundur edhe 3 herë, vetëm në Xibër. Këtë herë magnituda ka qenë më e madhe, 3.6 ballë, sipas IGJEUM-it. Nga lëkundjet nuk raportohet për dëme.