Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka dënuar Federatën e Serbisë me 50.000 franga.
Ky dënim vjen pasi tifozët serb në ndeshjen ndaj Zvicrës, bën thirrje raciste, në veçanti ndaj Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.
“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me gjobë prej 50.000 franga zvicerane dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (prej 25% ), në ndeshjen zyrtare të radhës të përfaqësueses A.”, thuhet në njoftim, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu sipas FIFA-së ky dënim vjen pas shkelje të neneve 13 diskriminimi dhe 12 sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve të Kodit Disiplinor të FIFA.