Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabahajdin Cena, ka ndërruar jetë këtë të premte, përcjell InLajmi.
Pas vdekjes së tij reagoi Partia Demokratike e Kosovës me ç’rast ngushëlloi familjarët dhe miqtë për humbjen e madhe të intelektualit dhe çlirimtarit të Kosovës.
Zyrtarë nga PDK vlerësojnë lartë kontributin e luftëtarit Cena si në arsim ashtu edhe në luftën për liri.
Njoftimi i plotë i Partisë Demokratike të Kosovës:
Me dhembje morëm lajmin për vdekjen e atdhetarit e profesorit të shquar, Sabahajdin Cena, i cili kontribuoi për vite me radhë edhe në Degën e PDK-së në Rahovec, prej themelimit duke qenë edhe kryetar i kësaj dege për një mandat.

Figura intelektuale dhe emblematike e profesorit Cena, i cili ishte edhe luftëtar i UÇK-së, do të nderohet e kujtohet përherë me respektin më të madh.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e profesor Cenës!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! /InLajmi/