Reperi i njohur shqiptar, Noizy, tashmë e sa kohë po përgatitet të sjellë një album të ri, thënë më qartë ai po sjellë projektin e tij madhështor të quajtur “Alpha”, përcjell InLajmi.
Por Noizy me nostalgji ka kujtuar vitin 2009 kur këndonte për gjeneratat e asaj kohe, këtë ai e bëri përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram.
Vet ai ka publikuar një video ku ka prezantuar një pjesë të shkurtër të një kënge e cila ngjason shumë me stilin e tij të vjetër muzikor, saktësisht me këngën “Jena mbretër”.
“Kjo është për gjeneratën e re, ta kuptojnë si jemi ndjerë ne në 2009. Ju dua”, ishin fjalët e tij.
Kujtojmë së kënga e artistit e cila aso kohë u titullua “Jena mbretër” ka qenë një nga hitet e padiskutueshme të tij, dhe se ajo këngë akoma dëgjohet me shumë ëndje edhe pas 14 vitesh./InLajmi/