I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e profesor-doktorit, Sabahajdin Cena, përcjell InLajmi.
Vdekja e doktorit e ka tronditur të gjithë e sidomos ata të cilët e njihnin nga afër të ndjeri.
Haradinaj tha se në kohën e luftës ishin vargjet e Cenës ata të cilët i jepnin zemër ushtarëve.
Kështu kreu i AAK-së ka ngushëlluar familjarët dhe shokët e të ndjerit duke thënë së kujtimi për të do jetë i përhershëm.
Kujtojmë së vdekjen e profesorit e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Postimi i plotë i tij:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e intelektualit dhe atdhetarit të madh, Prof. Dr Sabahajdin Cena!
Ai ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Me vargjet e poetëve shqiptarë u jepte zemër ushtarëve të UÇK-së, të etur për lirinë e vendit.
Trimëria dhe vendosmëria e tij deri në vetëmohim, do të kujtohet gjithmonë në historinë tonë kombëtare.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Cena, bashkëluftëtarëve dhe gjithë qytetarëve të Rahovecit!/InLajmi/