Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për të arriturat e qeverisjes së tij në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përcjell InLajmi.
I pari i ekzekutivit tegoi se gjatë vitit 2022 rekrutuan 820 ushtarë të rinj dhe 30 kadetë.
Kurti shtoi se ata dyfishuan buxhetin për ushtrinë e Kosovës krahasuar me vitin 2021 dhe 2547 ushtarakë u trajnuan jashtë vendit.
Postimi i plotë i tij:
2022: Qeveria për mbrojtje dhe siguri
Me synim mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit kushtetues, gjatë vitit të kaluar:
Dyfishuam buxhetin për ushtrinë e Kosovës krahasuar me vitin 2021, ndërkaq në 2023 do të ketë rritje edhe për 20%;
Miratuam Strategjinë e Sigurisë 2022-2027;
Nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Janë në proces marrëveshjet SOFA me Gjermaninë, Turqinë dhe Kroacinë;
Janë rekrutuar 820 ushtarë të rinj dhe 30 kadetë;
Në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë;
Moshën e rekrutimit e kemi ngritur nga 23 në 25 vjeç;
Janë trajnuar jashtë vendit 2547 ushtarakë: 3 herë më shumë se në 2020, 16 herë më shumë se në 2019;
‘’Edukim në Siguri’’ do të jetë pjesë e kurrikulës shkollore. /InLajmi/