Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA këtë të premte e dënoi përfaqësuesen serbe me 50.000 franga pasi tifozët serb në ndeshjen ndaj Zvicrës, bën thirrje raciste, në veçanti ndaj Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, përcjell InLajmi.
Për këtë dënim reagoi Ministri i Kulturës dhe Sportit të Kosovës, Hajrullh Çeku i cili tha se shovenizmi serb nuk kalon.
Çeku përmendi 2 dënimet që FIFA ia dha Serbisë, ku njëri ishte para pak javësh lidhur me banerin skandaloz me thirrje për gjenocid.
Më tej ai tregoi se të 2 ankesat zyrtarisht janë nisur nga Federata e Futbollit e Kosovës, me mbështetje të gjerë publike e institucionale.
Postimi i plotë i tij:
Dënimi i 2-të për Serbinë nga FIFA. Shovinizmi serb nuk kalon.
Dënimi i parë para pak javësh për banerin skandaloz me thirrje për gjenocid. Dhe sot, dënimi i 2-të për fyerjet e ekipit dhe tifozëve ndaj shqiptarëve. Të dy ankesat zyrtarisht të nisura nga Federata e Futbollit e Kosovës, me mbështetje të gjerë publike e institucionale.
Urime! 🇽🇰 /InLajmi/