“Afera” e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj po vazhdon të mbetet temë diskutimi e sidomos nga partitë opozitare, përcjell InLajmi.
Ishte nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ajo e cila tha së Qeveria e Kosovës ka një “zor” të madhe pasi që po i del në mbrojtje Berishajt.
Çitaku pa menduar 2 herë tha se është e bindur se Berishaj nuk i shërben Kosovës si ambasador pasi kështu i referohet dhe mendon vetëm kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Postimi i plotë i saj:
Po e përsëris, pa një zor të madh nuk ngritet krejt kupola e shtetit me i dalë në mbrojtje Martin Berishajt.
Jam e bindur se të shërbyerit si ambasador, është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj, e për të cilën mendon Albin Kurtit./InLajmi/