Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, i Parlamentit Evropian, këtë të enjte ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën, përcjell InLajmi.
Pas këtij votimi ka reaguar Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fitore Pacolli.
Pacolli tha se nga kjo ditë kanë mbetur vetëm edhe dy hapa që të përmbyllet me sukses çështja e liberalizimit të vizave.
Postimi i plotë i saj:
Nga tani kanë mbetur vetëm edhe dy hapa që të përmbyllet me sukses çështja e liberalizimit të vizave: Votimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian, votimi në Këshillin e Ministrave të BE-së /InLajmi/