Të mërkurën në mbrëmje është mbajtur takimi i liderëve të opozitës me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet,përcjell InLajmi.
Ky takim u mbajt në hapësirat e Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Për këtë takim të enjten foli Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi i cili tha se miqësia dhe raportet bilaterale e strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë të pandryshueshme dhe të përhershme.
Krasniqi shtoi se fuqizimi i vazhdueshëm i tyre, në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është vendimtar për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt
Postimi i plotë i tij:
Miqësia dhe raportet bilaterale e strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë të pandryshueshme dhe të përhershme.
Fuqizimi i vazhdueshëm i tyre, në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është vendimtar për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt! /InLajmi/