Qeveria e Hungarisë do të ndërmarrë veprime ligjore kundër krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian nëse nuk mund të arrihet marrëveshje për fondet e BE-së për programet universitare për studime jashtë vendit.
Zyrtari hungarez, Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit, tha se vendimet e fundit të Komisionit Evropian për të ndërprerë fondet për programin e këmbimit të studentëve, Erasmus, në shumë universitete hungareze janë “të papranueshme dhe të patolerueshme”.
Gulyas shtoi se Qeveria e Hungarisë do të ofrojë financim të programit nëse fondet e BE-së nuk arrijnë, por do ta dërgojë këtë rast në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, nëse Budapesti dhe Brukseli nuk arrijnë një kompromis për këtë çështje, shkruan REL.
Ndërprerja e financimit do të prekte studentët hungarezë që studiojnë jashtë përmes programit të BE-së, Erasmus, por edhe financimin për hulumtime në shumicën e universiteteve hungareze