Qeveria e Kosovës këtë të mërkurë mbajti mbledhjen e parë për këtë vit ku dhe kryeministri Kurti mbajti një fjalim, raporton InLajmi.
Në këtë mbledhje qeveria miratoi Projektligjin për investime të qëndrueshme.
Po ashtu edhe ekzekutivi miratoi edhe Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike.
Më tej qeveria sërish miratoi vendimin për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji. /InLajmi/