Të martën u anuluan disa intervenime në Spitalin e Mitrovicës, shkak mungesa e ujit.
Për shkak të mungesës së ujit, disa intervenime janë anuluar gjatë ditës së martë në Spitalin e Mitrovicës.
Lidhur me këtë çështje, drejtoresha e spitalit, Luljeta Zhubi, se në mëngjes janë kryer disa intervenime dhe se intervenimet që nuk kanë qenë urgjente janë anuluar, shkruan Gazeta Express.
“Në mëngjes janë kryer disa intervenime, pastaj janë anuluar disa që nuk kanë qenë urgjente për shkak të mungesës së ujit, por ato kompensohen”, tha Zhubi.