Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri të ditur se gjatë të martës 2 nënoficerë , rreshter shtabor Arben Kasumi dhe rreshter Besnik Ukshini diplomuan me sukses të lartë, në mesin e 96 kolegëve tjerë turq dhe vendeve tjera pjesëmarrëse, përcjell InLajmi.
Ministri tha se po vazhdon të shtohet numri i nënoficerëve profesionist nga shkollat specialistike të vendeve partnere.
Mehaj shprehi mirënjohje për forcat turke për mundësinë e dhënë dhe urime për nënoficerët tanë.
Postim i plotë i tij:
Shtohet numri i nënoficerëve profesionist nga shkollat specialistike të vendeve partnere
Në Shkollën e lartë të Nënoficerëve në Republikën e Turqisë, dje dy nënoficerët tanë, rreshter shtabor Arben Kasumi dhe rreshter Besnik Ukshini diplomuan me sukses të lartë, në mesin e 96 kolegëve tjerë turq dhe vendeve tjera pjesëmarrëse.
Mirënjohje për forcat turke për mundësinë e dhënë dhe urime për nënoficerët tanë!
Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja! /InLajmi/