I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në përvjetorin e rënies përkujtoi 2 dëshmorët, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, përcjell InLajmi.
Kryetari i PDK-së tha se guximi i një njeriu, është liria e tjetrit dhe se duhet të jemi të lumtur që personalitete të tilla jetuan në mesin tonë.
Të tillë tha Krasniqi, janë veprimtarët e lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të cilët sot, në 39 vjetorin e rënies së tyre heroike, i kujtojmë me respekt dhe krenari.
Më tej Krasniqi shtoi se është përjetësisht mirënjohës sakrificës së dëshmorëve tanë, atyre që përfaqësojnë më së miri vlerat më sublime të vendit tonë.
Postimi i plotë i tij
Guximi i një njeriu, është liria e një tjetri. Prandaj, për shumë personalitete tona kombëtare, para se gjithash, duhet të jemi të lumtur që ata jetuan në mesin tonë.
Të tillë janë veprimtarët e lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të cilët, sot, në 39 vjetorin e rënies së tyre heroike, i kujtojmë me respekt dhe krenari.
Përjetësisht mirënjohës sakrificës së dëshmorëve tanë, atyre që përfaqësojnë më së miri vlerat më sublime të vendit tonë dhe të cilët me guximin e tyre kanë sjellë lirinë që gëzojmë sot. Lavdi! /InLajmi/