Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës prezantoi 2 vendime që kanë miratuar këtë të mërkurë, raporton InLajmi.
Ministri tha se se këto vendime kanë të bëjnë me draft-strategjinë e transportit multimediale për vitin 2023-2030 dhe draft-koncepti e dokumentit për fushën e automjeteve.
“Kemi marrë 2 vendime të rëndësishme, i pari ka të bëje me draft-strategjinë e transportit multimediale për vitin 2023-2030 e cila është miratuar sot dhe vendimi i 2-të ka qenë aprovimi i draft-koncept dokumentit për fushën e automjeteve”, deklaroi ministri.
Aliu tha se se synohet që deri në vitin 2030, 30 % e flotës së automjeteve në vend të jenë elektrike apo hibride, që nuk ndotin ambientin. /InLajmi/