Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar atdhetarin dhe gazetarin Enver Maloku, në 24 vjetorin e vrasjes, përcjell InLajmi.
Lideri I LDK-së tha se Maloku ishte një gazetar vetëmohues, një ëndërrimtar i lirisë, një intelektual i pashoq, një adhurues i shkrimit, rokut, e vetë shpirtit kulturor të shoqërisë sonë.
Abdixhiku shtoi se Maloku ishte bartës i dritares informuese në lëvizjen më të madhe nacionale për liri, pavarësi e demokraci”.
Postimi i plotë i tij:
Postimi fmffmfNderuam Enver Malokun, në 24 vjetorin e e vrasjes së tij. Ai ishte një gazetar vetëmohues, një ëndërrimtar i lirisë, një intelektual i pashoq, një adhurues i shkrimit, rokut, e vet shpirtit kulturor të shoqërisë sonë – ishte një patriot model i orëve më të rënda të Kosovës. Mbi të gjitha, ishte bartës i dritares informuese në lëvizjen më të madhe nacionale për liri, pavarësi e demokraci.
Në Bregun e Diellit, pranë banesës së tij, ai u qëllua në mbrëmjen e 11 janarit të vitit të lirisë. Rrugëtimi i tij drejt lirisë u ndërpre në gjysmë, por ëndrra e nisur nga ai vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne. /InLajmi/