Deputeti, Haki Abazi ka thënë se një Asociacion me kompetenca ekzekutive një etnike fillon bazën e formimit të një “Republika Srpska” dhe një gjë e tillë duhet përjashtuar me çdo kusht. Sipas tij, ajo që duhet të fillojë është draftimi i një statuti të një Asociacioni në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se fillimi i një draftimi të një Asociacioni bazuar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese është i nevojshëm.
I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Abazi ka thënë se nisja e një draftimi të tillë do të shërbente në largimin e tendecave të Serbisë e cila vazhdon të mbështetet në marrëveshjen e nënshkruar dikur por që sipas Gjykatës Kushtetuese, e njëjta bie ndesh me nenet.
“Fillimi i një draftimi të statutit të një Asociacioni në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është i domodsoshëm për ta hequr krejt këtë idenë se Serbia duke u thirrur mbi atë marrëveshje të nënshkruar atëherë, ngrit barrikada, krijon tensione sa herë që i teket ta sabotojë procesin. Unë mendoj që këtu është racionaliteti brenda të cilit dhe kërkesa amerikane por edhe e disa shteteve evropiane siç është Franca dhe Gjermania qëndron mbi faktin që tanimë, është koha që të fillohet draftimi i këtij statuti në bazë të ligjeve dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Abazi.
Sipas deputetit Abazi, pjesën kryesore të kompromisit e ka Opozita.