Këtë të martë një këmbësor është goditur nga automjeti në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tregoi se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Më tej ajo shtoi se zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit. /InLajmi/