Policia Rajonale e Ferizajt, ka bërë të ditur se që nga data 2 janar deri më 8 janar i ka shqiptuar 1.075 gjoba.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe kohore, policia i ka hequr 24 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ndërsa janë raportuar 41 aksidente.
Aksidente me lëndime, 15
Aksidente me dëme materiale, 26
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Lajmi.net.
Më tej, policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me ta për çdo kundërvajtje që shkaktohen në komunikacion.