Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë të martën foli për zhvillimet politike në vend, ndërsa theksoi se tani është është momenti i duhur për arritjen e marrëveshjes finale dhe se Kosova duhet dëshmojë unitet në këtë temë, raporton InLajmi.
Deputeti i AAK-së paralajmëroi edhe thirrjen e një interpelance për Trustin , përderisa sqaroi se do ta përkrahin tërheqjen e 30% .
“Tani kemi një iniciativë që lidhet me nënshkrimet e qytetarëve, ata e shohin jetik. Paratë e tyre nuk janë të Qeverisë, askush prej qefit nuk i tërheq kursimet e veta. Viti 2022 ishte i vështirë, ne e mbështesim këtë”, deklaroi ai.
Më tej Tahiri, ngriti shqetësimin për mungesën e materialit për prodhimin e pasaportave, ndërsa theksoi se kjo mungesë është e palogjikshme dhe situatë tejet dëshpëruese. /InLajmi/