Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa e cilëson takim konstruktiv.
I pari i Podujevës tha se në takim me Kurtin krerët e komunave kanë kërkuar implemtimin e një varg projektesh me interes.
“Ishte takim konstruktiv mes Qeverisë dhe ministrave të linjës. Tema e parë ishte buxheti. Secili komunë i ka paraqitur projektet e tyre”, deklaroi ai, shkruan EkonomiaOnline.
Më tej Bulliqi tha se ata si komunë kanë paraqitur disa kërkesa tek kreu i ekzekutivit.