Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se brenda 24 orëve nga prokuroritë themelore janë ngritur 25 aktakuza kundër 26 personave, për vepra të ndryshme penale, përcjell InLajmi.
Gjithashtu , me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 15 persona dhe janë paraqitur 9 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 10 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 4 persona, ka paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 personave, si dhe, ka ngritur 19 aktakuza kundër 20 personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, 3 persona të dyshuar, në 3 raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Pejë, janë ndaluar 4 persona të dyshuar me urdhër të prokurorit për 48 orë nën dyshimin se kanë kryer të vepra penale. Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një 1 person dhe ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një 1 personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 5 aktakuza kundër 5 personave, për vepra penale të ndryshme.Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar 3 persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka parashtruar 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 4 personave, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi. /InLajmi/