Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, shpesh herë ka kritikuar qasjen e qeverisë, që drejtohet nga partia ku dhe ai bënë pjesë, përcjell InLajmi.
Njejtë ka ndodhur edhe së fundmi, ku deputeti i Kuvendit të Kosovës krahasoi politikën vendore me futbollin.
Abazi tha se Kosova, në politikë dhe në futboll, e ka të vështirë të kualifikohet ndërkombëtarisht, pasi garën e bëjnë “servilët dhe brrylagjinjtë”.
Postimi i plotë i tij:
Politika dhe futbolli kanë një të përbashkët në vendin tonë, vështirë kualifikohen për liga e lojëra ndërkombtare sepse stërvitjet dhe garën në vend, edhe në ekip edhe mes ekipeve e kemi në nivelin e servilëve dhe brrylagjinjëve jo në mes të atyre që meritojnë. Vetëm mediokriteti mbijeton në çdo sistem. /InLajmi/