Në rrugën Mitrovicë-Vushtrri të martën ka ndodhur një aksident ku kanë qenë të përfshira 2 vetura, përcjell InLajmi.
Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin për Gazetën InLajmi, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se sot rreth ores 12:00 ka ndodhur një aksident ku kanë qenë të përfshira 2 vetura, ndërsa janë lënduar 4 persona. /InLajmi/