Gjatë të dielës një ushtarë i KFOR-it ndërroi jetë në Brezovicë si pasojë e një sulmi kardiak, përcjell InLajmi.
Për këtë reagoi të hënën KFOR ku u deklaruan se ushtari ka vdekur nga shkaqe natyrore dhe se i shprehin ngushëllime familjarve të tij.
Reagimi i plotë nga KFOR:
VDEKJA E ANËTARIT USHTARAK TË KFOR-it, JO LIDHJE KOMBETARE
Me zemër të rëndë njoftojmë se dje ka vdekur nga shkaqe natyrore një anëtar ushtarak i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.
“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it të NATO-s ju ofroj ngushëllimet e mia Zemra ime shkon për familjet dhe miqtë e ushtarit të ndjerë dhe për gjithë kontingjentin polak të vendosur në Kosovë. NATO mban zi për humbjen e një Ushtari dhe ne jemi këtu për të mbështetur të dashurit dhe miqtë e tij. Kolegët e tij ushtarë, marinarë dhe ajrosës vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm të mandatuar nga OKB” deklaroi gjeneralmajori i KOMKFOR Angelo Michele RISTUCCIA. /InLajmi/