Shqipe Pantina është shprehur e lumtur që është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa premton angazhim të fuqishëm në të mirë të vendit dhe qytetarëve,përcjell InLajmi.
Pantina tha se anagzhimi i saj politikë gjthmonë ka qenë synim për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet vendi, mbi të gjitha qytetarët.
Ajo ka bërë të ditur se me vetëdëshirë ka pranuar ftesën për tu bërë pjesë e LDK-së, duke shtuar se është me e vendosur se kurrë t’i kthehet politikës aktive.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur miq,
Ndihem e nderuar me ftesën e kryetarit Lumir Abdixhiku të bëhem pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Angazhimi im në politikë çdoherë ka pas synim gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballet vendi ynë, andaj edhe e kam pranuar ketë ftesë dhe kam vendosur të i kthehem sërish politikës aktive.
LDK sot është bërë adresë ku shumë veprimtarë politikë, të reja e të rinj që duan të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë për vendin, familjen dhe veten e tyre, po i bashkohen kësaj partie.
Jam shumë e lumtur të bëhem pjesë e këtij grupi dhe shpresoj qe më përvojën time profesionale dhe politike të ndihmoj në hartimin e platformës programore që orientim ka zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.
Na priftë e mbara!/InLajmi/