Ministri i Bujqësisë, Faton Peci foli për subvencionet që i presin fermerët në vitin 2023, ku tregoi se ndër risitë e Programit për Pagesa Direkte, Subvencione 2023, është subvencionimi i farës së grurit me 614 euro për hektar, përcjell InLajmi.
Më tej Ministri tregoi se tha se për të rritur sipërfaqet si dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për lëndën e parë të prodhimit të vajit ushqimor, këtë vit për herë të parë Ministria e Bujqësisë do të subvencionojë lulediellin me 454 euro për hektar.
Më tej Peci shtoi se kulturat pemëtarë subvenciohen me 504 euro për hektarë.
Perimet në sipërfaqe të mbyllura subvencionohen me 904 euro për hektar, ndërsa perimet në sipërfaqe të hapur me 554 euro për hektar.
Postimi i plotë i tij:
Fillimi i mbarë, gjysma e punës!
Planifikim i duhur i kohës!
Lehtësim i procedurave në aplikim!
Vazhdimësi e rritjes së përkrahjes!
Përfshirje e kulturave të reja!
Ndër risitë e Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2023 është subvencionimi i farës së grurit me 614 €/ha, përkrahje kjo e cila përfshinë:
250€ për sipërfaqe;
150€ për plehërimin;
54€ për naftën;
0.04€ për kilogram apo një mesatare prej 160€;
Gështenja, do t’i bashkohet këtë vit subvencionimit të dru-frutoreve me 504€ për hektarë, përfshirë edhe subvencionimin e naftës. Kjo kulturë është kulturë strategjike, fruti i së cilës është i kërkuar në tregun e jashtëm.
Për të rritur sipërfaqet si dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për lëndën e parë të prodhimit të vajit ushqimor, këtë vit për herë të parë subvencionojmë lulediellin me 454€/ha.
Me qëllim të rritjes së prodhimtarisë vendore e njëherit edhe cilësisë, këtë vit kemi paraparë për herë të parë, subvencionimin e zogjve për mish apo broilerëve me 0.20€ për zog.
Nga ky Program eleminohet përshkallëzimi duke bërë që pagesa për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore të subvencionohet me 0.25 euro për copë.
Tek pagesa direkte për bimët mjeksore dhe aromatike, kemi shtuar subvencionimin për bimët mjaltëdhënësë me 450€/ha.
Lehtësojmë aplikimin në këtë Program duke hequr vërtetimin e deklaratës nën betim tek noteri. Këtë vit do mjaftojë vetëm nënshkrimi i fermerit. /InLajmi/