Të premtën në mbrëmje një autobus që po udhëtonte për në Gjermani u sulmua me gurë në territorin e Serbisë. E këtë eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi e cilësoi si reagim kundrejtë plagosjes së 2 të rinjve në Shtërpcë nga një qytetar i Kosovës.
I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Ibishi tha se raste të tilla duhet pritur nga Serbia sepse sipas tij, populli serb e ka krijuar një mendësi nga regjimi i vjetër i Slobodan Millosheviqit.
“Gjithsesi unë mendoj që kjo është reagim, një lloj revanshizmi. Duhet pritur raste të tilla fatkeqësisht pasi që ata janë ashtu të instrum nga pushteti, nga regjimi qysh më herët. Gjithë ky estabilishmenti qeveritar aty është i kohës së Millosheviqit edhe ky reagim pra, dhe ky sulm ndaj autobusit por edhe pritjet tjera çka mund të vijnë nga ajo që ata e kanë krijuar të them një mendësi nga vet sistemi apo nga ndikimi i vet regjimit. Dhe reagimi do të jetë gjitashtu pa hy në detaje se çfarë ka ndodhë realisht dhe përgjegjësinë e kryesit në këtë rast apo edhe sqarimin e rastit nga organët kompetente”, tha ai.