Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë- Podujevë, ku janë përfshirë një këmbësore dhe një automjet, përcjell InLajmi.
Aksidentin e ka njoftuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. e cila tha se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa shoferi i automjetit është shoqëruar në stacion.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është shoqëruar në stacion policor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./InLajmi/