Gjykata Themelore në Ferizaj I ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, i cili dyshohet se i plagosi dy të rinj serbë të premtën në Shtërpcë, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë vendim reagoi Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Deputeti nga radhët e PDK-së e ka krahasuar këtë vendim me atë për lirimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiq.
Haxhiu tha se ish-policit Dejan Pantiq që akuzohet se plagosi policin e Kosovës, iu caktua masa arrest shtepiak. Azem Kurtaj pjesëtar i FSK-së akuzohet se plagosi dy qytetarë serbë, i caktohet masa e arrestit me burg
Postimi i plotë i tij:
Ish-policit Dejan Pantiq që akuzohet se plagosi policin e Kosovës, iu caktua masa arrest shtepiak.
Azem Kurtaj pjesëtar i FSK-së akuzohet se plagosi dy qytetarë serbë, i caktohet masa e arrestit me burg.
#Krejt dhe drejt
#Barazi dhe drejtësi /InLajmi/